Fatmir Limajt i humb fuqia që kishte dikur, ja pse?

Aktuale

Fatmir Limajt i humb fuqia që kishte dikur, ja pse?

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 20:38
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar kryeministrin e ri, Avdullah Hoti, dhe kabinetin e ri qeveritar për besimin e marrë nga Kuvendi i Kosovës.

Një deputet i Nismës u vizitua nga Presidenti, Hashim Thaçi dhe Ish Kryeministri, Ramush Haradinaj për ta bindur që ta votojë Qeverinë Hoti, ku bënte pjesë edhe partia e tij.

Haxhi Shala, që vjen nga Malisheva e Fatmir Limajt akuzoi sot se dy persona kanë monopolizuar partinë e tij dhe për këtë arsye nuk deshti ta votojë Qeverinë. Por tha se është bindur nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Kjo shperfaqi një ndarje të madhe në partinë që për shumë pak vota e kaloi pragun zgjedhor.

Por përkundër këtyre, lideri i Nismës, Fatmir Limaj, tash po tenton të tregojë fuqi brenda partisë, dhe po zotohet se Nisma do të japë kontributin në Kuvend e Qeveri që programi qeverises të zbatohet.

Ky është postimi i tij i plotë:


Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës sot zgjodhi qeverinë e re të Kosovës, pjesë e të cilës është edhe NISMA Socialdemokrate. Ndodhemi në një moment kritik dhe të rëndësishëm për vendin.

Qeveria e re po e merr vendin në kohë shumë të vështirë. Kosova sot ka nevojë për një qeveri e cila kthen stabilitetin në vend dhe ulë gjakrat duke u kthyer të gjithë në respektim të institucioneve.

Si Nismë Socialdemokrate zotohemi se do të japim kontributin tonë në qeveri dhe Kuvend gjatë këtij mandati qeverisës, në zbatimin e programit qeverisës të harmonizuar mes partnerëve të koalicionit.

Detyrat parësore të kësaj qeverie do të jenë rimëkëmbja e ekonomisë pas përballjes me COVID-19, përmbyllja e procesit të dialogut Kosovë- Serbi me njohje reciproke, liberalizimin e vizave, si dhe integrimin e vendit në instancat euroatlantike.

Kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Hoti iu uroj punë të mbarë në realizimin e programit qeverisës dhe në arritjen e objektivave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat