Thaçi më i ashpër se asnjëherë me Kurtin: Le të bëjnë dhunë dhe unë do jam i pari që jap urdhër për goditjen e tyre

Aktuale

Thaçi më i ashpër se asnjëherë me Kurtin: Le të bëjnë dhunë dhe unë do jam i pari që jap urdhër për goditjen e tyre

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:02
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Presidenti Thaçi nuk e ka quajtur dhunë, konfrontimin e truprojave të tij me një aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, ai ka kërcënuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se më nuk do të tolerohet dhuna e tij dhe njerëzve të tij.

Madje, ai thotë se në momentin kur tenton dikush t’ia cenojë integritetin fizik të tij, ai do të jetë i pari që do jep urdhër për goditjen e tyre.

“Nuk e kam parë videon e incidentit, por që dua të them është që duhet të ndalen provokimit e Kurtit dhe njerëzve të tij. Toleranca ndaj këtyre rasteve do të jetë zero. Njerëzit që e kanë kryer punën e tyre e kanë kryer në mënyrë shumë të mirë. Nëse ata kanë tentuar të futen brenda oborrit të Kuvendit, atëherë kjo është puna e njerëzve të mbrojtjes së afërm. Nuk do të lejohet Kurti e as njerëzit e tij që të bëjnë veprime të tilla rrugaçërie. Dy duar për kry janë. Nëse ata tentojnë me goditë, unë jam i pari për me i godit. Duhet me u mësu që këto gjëra nuk tolerohen”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat