Ambasada e Italisë përshëndet formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Aktuale

Ambasada e Italisë përshëndet formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:05
Ambasada e Italisë përshëndet formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Ambasada italiane në Prishtinë ka përgëzuar kryeministrin e ri Avdullah Hoti me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re të vendit.

Në një deklaratë për media thuhet se Italia është e gatshme ta mbështesë Qeverinë e re të Kosovës në përmbushjen e sfidave dhe prioriteteve, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rifillimin e dialogut me Beogradin me lehtësimin e BE-së.

Deklarata e plotë:

Italia uron Qeverinë e re të Kosovës. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim atë në përmbushjen e sfidave dhe prioriteteve të sotme, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit; çuarjen përpara të agjendës së reformës, e cila po ashtu është e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik; dhe rifillimin e dialogut me Beogradin me lehtësimin e BE-së. Ne i urojmë Kryeministrit të ri Hoti dhe ekipit të tij suksese në vazhdën e prosperitetit dhe paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat