Hashim Thaçi “provokon” Albin Kurtin: Sot, e futi “bishtin nën shalë”

Aktuale

Hashim Thaçi “provokon” Albin Kurtin: Sot, e futi “bishtin nën shalë”

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:46
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar me deklarata provokuese ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai tha se Kurti deri në orët e pasditës tha se nuk do t’i lëshonte zyrat e Qeverisë.

Sipas tij, Kurti dhe VV kishin dërguar edhe qebe në Qeveri që të rezistojnë dhe mos t’i lëshojnë zyrat.

“Por, çka ndodhi. Pasdite i lëshuan zyrat me bishtin nën shalë”, ka theksuar i pari i vendit.

Thaçi ka theksuar se zëvendësi i Albin Kurti, Haki Abazi e ka blerë postin e tij, pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat