Haki Abazi i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59, kurrë s’kam qenë në Kopaonik

Aktuale

Haki Abazi i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59, kurrë s’kam qenë në Kopaonik

Nga: N. H Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:58
Hashim Thaçi dhe Haki Abazi

Presidenti Hashim Thaçi ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-zv.kryeministrit Haki Abazi, për të cilin thotë se e ka blerë postin qeveritar, pak para zgjedhjeve të fundit të 6 tetorit, dhe se ka qenë në Kopaunik, ku është takuar me zyrtarë të sigurisë së Serbisë.

E lidhur me këto deklarata ka reaguar ish-zevendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi, se ai ka qenë në Kopaonik për tri herë radhazi muajt e fundit dhe ka takuar zyrtarët e Qeverisë së Serbisë.

Abazi tha se Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59 dhe analfabet.

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë mohoi të ketë qenë në Kopaonik dhe tha se kurrë s’është takuar me autoritetet serbe.

Ja shkrimi i tij:

Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59... dhe analfabet. I përkukur para pllakës në Grackë dhe jo vetëm.

Kurrë nuk kam qenë në Kopaonik dhe kurrë nuk jam takuar me autoritetet Serbe atje ashtu siç nuk kam qenë as edhe në dhomën e përgjimeve.

Prokuroria e shtetit duhet ta intervistoj hajnin dhe rrencin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat