Gashi për incidentin e truprojave të Thaçit: Presidenti të tërhiqet nga gjuha e përçarjes dhe nxitjes

Aktuale

Gashi për incidentin e truprojave të Thaçit: Presidenti të tërhiqet nga gjuha e përçarjes dhe nxitjes

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 22:04
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se presidenti Thaçi duhet të tërhiqet nga fjalori që pati lidhur me arrestimin e një qytetari protestues sot në sheshin ‘Nëna Terezë’.

Gashi tha se fjali i Thaçit ishte nën çdo nivel të pranueshëm për gjuhën e një bartësi institucional.

Madje Gashi tha se gjuha që po përdor presidenti është e përçarjes dhe nxitjes, e jo e bashkimit e pajtimi.

Postimi i plotë i Gashit:

Presidenti duhet të tërhiqet!

Fjalori i presidentit Thaçi për arrestimin e një qytetari protestues në sheshin Nëna Terezë është nën çdo nivel të pranueshëm për gjuhën e një bartësi institucional.

Gjuha që po përdor presidenti është, thënë minimalisht, gjuhë e përçarjes dhe nxitjes, e jo e bashkimit e pajtimit!

Presidenti  ka përfunduar detyrimet e tij kushtetuese. Komentimet që po vazhdon t’i bëjë për situatën politike nuk janë në frymën e pajtimit, unifikimit dhe përfaqësimit simbolik, frymë që duhet të prezantojë institucioni që ai drejton!

Gjuha dhe retorika e liderëve politikë, e veçanërisht e presidentit, duhet me patjetër të pastrohet nga urrejtja, nëpërkëmbja, poshtërimi dhe fyerja e kundërshtarit politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat