Specialja mbetet shpresa për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Aktuale

Specialja mbetet shpresa për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Nga: N. H Më: 3 qershor 2020 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti, vazhdon edhe sot e kësaj dite të mbetet një mister i pazgjidhur për organet e drejtësisë në vend, pavarësisht gjithë këtyre viteve që kanë kaluar.

Bashkëpunëtorët e Bardhyl Ajetit, kanë thënë se vrasja e gazetarit që me përkushtim heroik në kohët dhe rrethanat më të vështira, guximshëm u përpoq të ishte në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të mendimit të lirë, gjë e cila ishte e papranueshme për një grup politik që po thirrej në të ashtuquajturat vlera të luftës.

Ata thonë se shpresa e vetme është Gjykata Speciale.

Analisti Nexhat Haziri shprehet se Bardhyl Ajeti për vite guximshëm u përpoq të ishte në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të mendimit të lirë, gjë që, sipas tij, kjo ishte diçka e papranueshme për një grup politik që po thirrej në të ashtuquajturat vlera të luftës.

“U bënë 15 vite nga vrasja e Bardhyl Ajeti, gazetarit dhe kolegut tonë që me përkushtim heroik në kohët dhe rrethanat më të vështira, guximshëm u përpoq të ishte në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të mendimit të lirë, gjë që kjo ishte diçka e papranueshme për një grup politik që po thirrej në të ashtuquajturat vlera të luftës, dhe në emër të tyre, po ushtronin dhunë dhe vrasje, ndaj së cilit që e konsideroni si pengesë në rrugën e tyre drejtë pushtetit, namit dhe parasë”.

Haziri potencon se në këtë tragjedi të Kosovës së pasluftës, pjesë e këtij dështimi ishte edhe administrate ndërkombëtare, e quajtur në atë kohë si UNMIK.

“Vrasja e kolegut tonë Bardhyl Ajetit si dhe vrasjet e pasluftës të personaliteteve të jetës politike e shoqërore të Kosovës, të cilat drejtësia si ajo ndërkombëtare e kohës e si kjo vendore sikur nuk dëshiruan, apo ishin të ndikuara nga politika e parapolitika zbardhjen e këtyre vrasjeve që po vazhdojnë të jenë një mallkim që po e përcjellin shoqërinë edhe në ditët e sotme”.

“Në këtë tragjedi të Kosovës së pasluftës, pjesë e këtij dështimi ishte edhe administrate ndërkombëtare, e quajtur në atë kohë si UNMIK, e cila edhe pse kishte mundë si për zbulimin e këtyre rasteve, sipas fakteve dhe dëshmive që sot flitet për to, gjoja në emër të ruajtjes së stabilitet të brendshëm politik, heshti dhe nuk beri as edhe një veprim konkret për zbardhjen e këtyre vrasjeve, pasi sikur që e dimë se në atë kohë drejtësia dhe organet e tjera të sigurisë, ishin kompetencë ekskluzive e kësaj administrate”, tha ai.

Në fund, analisti Haziri nënvizon se për vrasjen e gazetarit Bardhyl Ajeti, por edhe vrasjet e tjera të personaliteteve politike shoqërore, shpresa mbetët vetëm tek Gjykata Speciale.

“Por vrasjen e gazetarit Bardhyl Ajetit nuk u trajtua as nga misioni i EULEX-it, e të mos flasim për drejtësinë vendore e cila është e kapur dhe e ndikuar politikisht nga të ashtuquajturit të ‘fortit e UÇK-së’ të cilët në mos ekzekutorët, urdhërdhënësit janë gjithsesi. Andaj , shpresa për zbardhjen e vrasjes së Bardhyl Ajetit, por edhe vrasjet e tjera të personaliteteve politike shoqërore, mbetët Gjykata Speciale, e cila është e vetmja institucion i drejtësisë që mund ta kthej besimin në drejtësi në shtetin tonë dhe shpresën për një shoqëri normale e cila nuk sundohet nga politikan që jo pak nga ta kanë dosje të trasha të krimit, sidomos ata që vijnë nga i ashtuquajturi ‘krahu i luftës’”, tha në fund, analisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat