Paçarizi: LDK nuk duhet të lavdërohet pasi nga një qeverisje e fortë mezi mori 61 vota

Aktuale

Paçarizi: LDK nuk duhet të lavdërohet pasi nga një qeverisje e fortë mezi mori 61 vota

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 23:00
Rrahman Paçarizi

Analisit Rrahman Paçarizi ka komentuar deklaratën e bërë sot nga deputeti Haxhi Shala rreth votës së tij – të cilën e quajti papjekuri politike.

Paçarizi në Rubikon theksoi se në përgjithësi klasa politike në Kosovë ka mungesë të kulturës.

“Tregon për papjekuri të klasës politike dhe mungesë stabiliteti dhe mungesë të kulturës politike të përgjithshme, këtu ka një mungesë të politike në Kosovë edhe në mesin e partive politike dhe më nuk mund të flasim për një papjekuri për institucione të reja sepse disa nga deputetët madje një pjesë e madhe e këtyre deputetëve që sot janë apostrofuar qoftë për ndërrim qëndrimi në momentin e fundit, qoftë për deklaratën e deputetit Haxhi Shala janë deputetë që janë në mandatin e tyre të katër ose të pestë prandaj nuk mund themi se janë deputetë të rinj dhe do të përmirësohen”.

Paçarizi mes tjerash tha se deputetët duhej të ishin shembuj për partitë e tyre.

“Kanë bërë një provojë të jetës institucionale dhe duhet të shëndrrohen në shembull të sjelljes madje duhet t’i edukojnë partitë e tyre dhe të bëhen shembull edhe në këtë kuptim por më e rëndësishmja është që tashmë është bërë Qeveria e re”

Paçarizi gjithashtu komentoi edhe problemet politike që kanë pasur LDK e VV.

“Kjo është një Qeveri e cila është vetëm me 61 vota që vjen pas një qeverie që ka qenë e përbërë nga dy partitë më të mëdha politike dhe ky përbën një dallim substancial por që këto dy parti të mëdha nuk ishin mjaft të sinqerta, pasi gjatë fushatës zgjedhore nuk u morën fare me çështjen kryesore që është dashur të merren e kanë ditur që dialogu, raportet ndërkombëtare janë çështjet më të rëndësishme ndërkohë që gjatë gjithë kohës nëpër studiot televizive kanë folur për zhvillimin ekonomik duke e ditur që nuk do të jetë kjo çështja kryesore dhe ky mos sinqeritet pëlciti nga brenda sepse u deshtë të merren më një çështje që nuk e kishi trajtuar siç duhet gjatë negociatave”.

“Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u dakorduan, zhvilluan pjesë të programit qeverisës por sikur përpiqeshin që gjatë gjithë kohës t’i shmangeshin temës së dialogut madje nuk kishin qëndrim krejt të qartë lidhur me taksën dhe reciprocitetin. Këto pastaj i kanë zhvilluar gjatë rrugës dhe më shumë i kanë zhvilluar si përplasje ndërmjet vete si përpjekje për të krijuar avantazhe në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo për të lidhë miqësi të reja me një pjesë të vendeve të Bashkimi Evropian dhe mendoj që kjo ka qenë pikërisht faji që iu është kthy dhe përplasë për fytyre të dyja partive politike me ç’rast njëra u detyrua që të largohet nga Qeveria dhe nuk mendoj që është shenjë e mirë sado që VV mund të thotë që ne jemi rritur do të fitojmë”.

Mes tjerash Paçarizi tha se LDK nuk duhet të lavdërohet pasi nga një qeverisje me parti të fuqishme mezi mori 61 vota sot.

“Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të lëvdohet sepse nga një qeverisje me një partner aq të madh të koalicionit ndonëse tash është e para është dashur të kalojë në qeverisje me një koalicion që mezi i sigurojë 61 vota”.

Paçarizi mes tjerash ka komentuar edhe qëndrimin e Vjosa Osmanit karshi LDK-së.

“Nuk është hera e parë që Vjosa Osmani nuk pajtohet me partinë ajo nuk pati votuar as Qeverinë Mustafa. Kundër dje doli edhe Lufti Haziri i cili tha se nuk i beson Qeverisë Hoti – ishte befasi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat