Donika Emini: Lista Serbe do të ketë rol jetik në marrëveshjen e dialogut me Serbinë

Aktuale

Donika Emini: Lista Serbe do të ketë rol jetik në marrëveshjen e dialogut me Serbinë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 23:07
Donika Emini

Opinionistja Donika Emini, ka vlerësuar se në dialogun Kosovë-Serbi edhe Lista Serbe do të ketë rol jetik në përmbajtjen e marrëveshjes së fundit.

Ajo këto komente i bëri në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, derisa debatohej për qeverisjen Hoti dhe kahjen që do t’i jap dialogut me Serbinë.

“Ne fatkeqësisht tre muajt e fundit i kemi kaluar duke diskutuar në lidhje me skenarë të ndryshëm që munden me marrë kahje në raport me dialogun me Serbinë”.

“Këto kriza politike nuk janë të shkaktuara nga jashtë, por janë të shkaktuara nga brenda për shkak të eventeve edhe ngjarjeve që kanë ndodhur, sidomos në raport me dialogun me Serbinë”.

“Megjithatë, sot po kthehemi tek ajo që është demokraci parlamentare dhe kemi besuar që janë 80 deputet ata të cilët do të ishin përballë kur ministrat e LDK-së dhe të partive të tjera do të betoheshin”

“E kemi një qeveri që ka 60 vota plus 1, sepse u tregua që ajo votë e fundit është marrë nga presidenti dhe ish-kryeministri, kjo u përmend edhe në parlament, kjo është eksplicite tregon për rolin e dy liderëve politik të Thaçit dhe Hotit në të ardhmen në dialog”.

“Varet nga Lista Serbe e cila në mënyrë të hapur dirigjohet nga Beogradi, normalisht që ka me pasë rol jetik edhe në përmbajtjen e marrëveshjes së fundit së dialogut. Kjo pasi është pjesë e qeverisë, qeveria është e varur nga votat e Listës Serbe”.

“Në anën tjetër Qeveria e re e ka përball PDK-në që është deklaruar që është në opozitë, e kemi LVV-në që është në mes të opozitës dhe partisë fituese, e cila do të rikthehet fuqishëm në parlament. Duhet ta kemi të qartë se përveç rolit të kryeministrit dhe të presidentit e kemi edhe Listën Serbe e cila ka pasë tradicionalisht rol destruktiv në raport me dialogun”.

“Nëse veç presidenti e udhëheq dialogun ose është pjesë përbërëse e ekipit të dialogut, ose është bashkënënshkrues i një marrëveshje të tillë, nuk besoj që LDK-ja do të kundërshtonte këtë”, ka thënë Emini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat