Zogiani paralajmëron rikthimin e Kurtit në qeveri shumë shpejt

Aktuale

Zogiani paralajmëron rikthimin e Kurtit në qeveri shumë shpejt

Nga: G.B Më: 4 qershor 2020 Në ora: 09:31
Albin Kurti dhe Avni Zogiani

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka thënë se për kaq kohë sa kishin, bënë punë të rëndësishme në këtë ministri, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se herën tjetër, që do të jetë së shpejti, do të bëjnë punë edhe më të mëdha dhe më të mira.

Postimi i plotë në Facebook:

Ministria e Infrastruktures dhe Ambientit ka perfshier dy sektore e shume departamente qe jane qeverisur keq per kohe te gjate.
Nuk patem shume kohe, por beme do vendime te rendesishme.
Per mua personalisht perveç bashkepunimi me Kabinetin e Ministrit, kenaqesine me te madhe ma dha bashkepunimi me profesioniste qe kane shume dije, por qe jane shmangur pikerisht per kete arsye!
Dua te falenderoj per bashkepunim te shkelqyeshem:
Lumir Abdixhiku
Alban Zogaj
Krenar Xh Xhaferi
Si dhe profesionistet qe dua t'ua ruaj anonimitetin!
Heren tjeter, qe do te jete se shpejti, do te bejme pune edhe me te medha, edhe me te mira!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat