Miftaraj i reagon Kuvendit: Fokusohuni në ligj dhe politikë që ka mbet që 3 vite e jo në gjëra të kota

Aktuale

Miftaraj i reagon Kuvendit: Fokusohuni në ligj dhe politikë që ka mbet që 3 vite e jo në gjëra të kota

Nga: G.B Më: 4 qershor 2020 Në ora: 11:14
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se nga 1 milion probleme që i ka Kosova, Kosova sot paska gjetur kohë të merret me formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pandemia është këndej pari dhe se ka kohë të merreni me të.

Miftaraj ka thënë se duhet të fokusohen tek ligjet dhe policia që kanë mbet në Kuvend që tre vite dhe të mos merren me gjëra të kota.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Prej 1 milion problemeve që ka Kosova, Kuvendi sot pas gjetë kohë mu marr me formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

O loqkomana Pandemia ende këndej pari është dhe nuk e ka ndërmend me ec. Keni me pas kohë mu marr me këtë temë edhe kohë të gjatë. Çka është kjo nguti?

Në vend që mu fokusu në ligje dhe politika që kanë mbet në Kuvend që tre vite, këta mënjëherë e në gjëra koti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat