Donika Kadaj e Aida Dërguti gjobiten për hedhjen e gazit lotsjellës

Aktuale

Donika Kadaj e Aida Dërguti gjobiten për hedhjen e gazit lotsjellës

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 11:36
Foto arkiv

Donika Kadaj-Bujupi dhe Aida Dërguti kanë marrë dënimin nga gjykata për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2015.

Sipas mediave se deputetja e AAK-së dhe ish-deputetja e Vetëvendosjes janë gjobitur me nga 200 euro .

Me të njëjtën akuzë janë të ngarkuar edhe dhjetëra deputetë të tjerë që ishin të arrestuar për hedhjen e gazit në Kuvend dhe ata pritet që së shpejti të dalin para Gjykatës.

Aida Dërguti aktualisht nuk është pjesë e skenës politike pas dorëheqjes së ofruar kohë më parë, ndërsa Donika Kadaj-Bujupi është deputete e AAK-së ani pse dje ka votuar kundër Qeverisë së Hotit, pjesë e së cilës është edhe partia e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat