Ish zëvendësi i Anton Qunit thotë se nuk i ka mbet asnjë fije shpresë tek komandanti i Koshares

Aktuale

Ish zëvendësi i Anton Qunit thotë se nuk i ka mbet asnjë fije shpresë tek komandanti i Koshares

Nga: A.M. Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:07
Enver Dugolli

Ish zëvendësministri i Mbrojtjes, Enver Dugolli, i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, të cilin i ka thënë se besonte në deklarimet e tij.

Ai në postimin e  tij në Facebook, ka shkruar se “tani kur ti more një rrugë tjetër nga ajo që besonim e shpresonim (tani je ministër i Kabinetit Hoti i varur plotësisht nga Lista Serbe dhe i themeluar, drejtuar dhe kontrolluar nga Thaçi), përveç një falënderimi për bashkëpunim, mua nuk më mbetet asnjë fije shprese se komandanti i Koshares z.Anton Quni, do ketë mundësi të bën ndonjë punë të hajrit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”.

Postimi i plotë:

Në vend të Pranim-Dorëzimit të detyrës:

Për z.Anton Qunin!

Gjatë kohës kur isha zv.Ministër i Mbrojtjes ne punuam së bashku dhe natyrisht sukseset nuk na mongonin. Edhe pse kishim gjëra që nuk pajtoheshim, unë shpresoja dhe besoja shumë se do ja dilnim. Besimi im bazohej në parimet e deklarimet tuja për ndryshim e mbi të gjitha besoja sepse ishe ministër i Kabinetit Kurti dhe detyren e kuptoje si përgjegjësi e jo privilegj.

Mirëpo, tani kur ti more një rrugë tjetër nga ajo që besonim e shpresonim (tani je ministër i Kabinetit Hoti i varur plotësisht nga Lista Serbe dhe i themeluar, drejtuar dhe kontrolluar nga Thaçi), përveç një falenderimi për bashkpunim, mua nuk më mbetet asnjë fije shprese se komandanti i Koshares z.Anton Quni, do ketë mundësi të bën ndonjë punë të hajrit për Ministrinë e Mbrojtjës dhe FSK-në.

Unë i falenderoj shumë njerëzit e vullnetit të mirë për ndryshime, oficer dhe shërbyes civil me të cilët punuam gjatë kësaj kohe.

I falenderoj edhe bashkëpuntorët e mi të zyrës së zv. Ministrit, kabinetin e Ministrit, Inspektoratin e Përgjithshëm të MM, Drejtues dhe Udhëheqës në MM dhe FSK, ekipen e NATO-s (NALT), Atasheun e Mbrojtjes së SHBA-ve si dhe Atasheun e Mbrojtjes se Shqipërisë i cili i pensionu para pak ditësh.

Ndryshimi ka filluar dhe nuk ka për t'u ndalur!

Ri-kthimi do ndodhë shumë shpejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat