Lansohet E-mësimi për financat publike - Bota Sot
Lansohet E-mësimi për financat publike

Aktuale

Lansohet E-mësimi për financat publike

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:10
Ministria e Financave dhe Transfereve

Ministria e Financave dhe Transfereve ka krijuar një qasje të veçantë virtuale E-mësimin për financat publike, përmes të cilës synohet që të bëhet transferimi i njohurive alternative virtuale, përmes internetit në mënyrë që të pajisë zyrtarët e organizatave buxhetore me njohuritë e nevojshme për zbatimin e legjislacionit në fuqi për financat publike.

Përmes kësaj zyrtarë e organizatave buxhetore mund t’i qasen video trajnimeve, të përgatitura nga profesionistët e Ministrisë së Financave dhe Transfereve në bashkëpunim më ekspertët e projektit të GIZ.

Fillimisht përmes e-mësimit për financat publike do të prezantohen moduli i parë me video trajnimet nga Departamenti i Buxhetit në MFT, që kanë të bëjnë me më udhëzimet e reja administrative për kriteret përzgjedhëse dhe prioritetizimin e projekteve kapitale, procedurat e transferit dhe rialokimit të ndarjeve buxhetore dhe definimi i projekteve kapitale dhe klasifikimin e shpenzime të projekteve kapitale.

Kjo është faza e parë e këtij projekti, i cili do të zhvillohet edhe më tutje me module të reja të cilat do të përfshijnë edhe udhëzime dhe norma tjera ligjore për financat publike.

Ministria e Financave dhe Transfereve në bashkëpunim me GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Qeverisje të Mirë Financiare, e ka vlerësuar si tejet të rëndësishme lansimin e E-mësimin për financat publike, duke pasur parasysh gjendjen e shkaktuar nga COVID-19.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat