LDK: Është e domosdoshme që të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar

Aktuale

LDK: Është e domosdoshme që të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:28
Ilir Ferati

Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, deputeti Ilir Ferati, tha se është e nevojshme dhe e domosdoshme që të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar për të zbardhur atë se çka ka ndodhur me menaxhimin e pandemisë.

Ai tha se është shumë më rëndësi që të zbardhet funksionimi i qendrës së karantinimit.

“Ne kemi përcjell me kujdes të gjitha zhvillimet rreth menaxhimit të gjendjes emergjente dhe veprimet e Ministrisë së Shëndetësisë, prandaj konsiderojmë që është shumë më rëndësi që të zbardhet funksionimi i qendrës së karantinimit, që të zbardhet kontrata dhe furnizimi me pajisje dhe produkte të tjera që kanë qenë të nevojshme për menaxhim të pandemisë. Gjatë punës Komisionit për Shëndetësi ka gjetur edhe shkelje dhe dyshime për keqmenaxhim në këto drejtime, që të zbardhet forma se si njerëzit janë liruar nga karantinimi me kritere të dyshimta. Që të zbardhet furnizimi me çmimet e larta pa u konsultuar çmimet referente”, tha ai.

Në këtë komision nga LDK janë propozuar Ekrem Hyseni, Ilir Ferati dhe Rasim Demiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat