​Vesel Krasniqi merr detyrën e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë

Aktuale

​Vesel Krasniqi merr detyrën e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 16:15
Vesel Krasniqi

Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi mori sot detyrën e re në krye të këtij dikasteri.

Ministri Krasniqi u prit nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të MTI-së, Irfan Lipovica dhe stafi i ministrisë.

Krasniqi theksoi se Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e presin shumë sfida në rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia COVID-19, që sipas tij, me bashkëpunim dhe punë do të arrihen.

Ai gjithashtu u zotua se do të fokusohet shumë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor, duke punuar në fuqizimin e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat