I ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka kërkuar nga Qeveria e re e Kosovës që të emërojë kryenegociatorin e ri për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Lajçak ka thënë se këto javët e fundit ka tentuar disa herë të kontaktojë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, por që nuk ia ka arritur. Me pretekst se është i zënë me luftën kundër pandemisë Covid-19.
Lajçak po ashtu ka thënë se ka bërë përpjekje të vazhdueshme të kontaktojë edhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Kujtojmë se presidenti i vendit Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar se nuk do të pranojë të jetë në një tavolinë ku është edhe Miroslav Lajçaku.