Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ndihet aspak i zemëruar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, e cila nuk udhëhoqi seancën kur ai u zgjodh kryeministër.
Hoti ka folur të enjten në “Debat”.
“ Është dashur, është obligim kushtetues, por ka të drejtë ta delegojë. Nuk më ka zemruar. Fokusi im është në zbatimin e programit qeverises, jo te sjelljet e politikanëve. Fokusi im është te krijimi i një kulture krejt tjetër politike”, ka thënë ai.