​Hoti: Unë do të jem kryenegociator - Bota Sot
​Hoti: Unë do të jem kryenegociator

Aktuale

​Hoti: Unë do të jem kryenegociator

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 20:51
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në procesin e dialogut Kosovë-Serbi që pritet të rifillojë në Bruksel.

Hoti ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, të cilit edhe ia ka bërë të ditur vizionin e qeverisë që ai udhëheq përkitazi me procesin e dialogut.

Hoti po ashtu ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me të dërguarin e presidentit Trump, Richard Grenell dhe se janë dakorduar për vazhdimin e dialogut.

Kryeministri Hoti po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i ftojë të gjitha partitë parlamentare në një takim ku do t’ua prezantojë vizionin e tij për dialogun.

Këto deklarata Hoti i ka bërë në RTK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat