​Veseli: Thaçin e kam mik, por PDK-në e udhëheqi unë

Aktuale

​Veseli: Thaçin e kam mik, por PDK-në e udhëheqi unë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 21:53
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se brenda 12 muajsh vendi do të shkojë në zgjedhje.

Ai në emisionin Rubikon është pyetur nëse është hatëruar në presidentin Thaçi i cili ndihmoi formimin e qeverisë së re, duke i shkuar në shtëpi deputetit Haxhi Shala.

Veseli ka thënë se Thaçin e ka mik të mirë, por që PDK-në e udhëheq ai vet dhe se nuk i përzihet askush.

I pari i PDK-së, ka thënë se Kosovës i duhet një ndryshim, pasi që qytetarët nuk janë të kënaqur me këso lloj qeverish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat