Driton Selmanaj ende po merret me Qeverinë Kurti

Aktuale

Driton Selmanaj ende po merret me Qeverinë Kurti

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 22:44
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se në Qeverinë Kurti mbaheshin mbledhjet pa ndonjë agjendë dhe se ministrat e LDK-së ftoheshin në mbledhje pa e ditur pse.

“Në Qeverinë Kurti kanë shkuar ministrat tanë e nuk kanë ditur çfarë do të diskutohet, pa u njoftuar, pa pasur agjendë fare nga kryeministri Kurti”, tha Selmanaj.

Selmanaj më tutje ka theksuar se sistemi qeverisës me Hotin si kryeministër do të ndryshojë dhe se mininstrat e zëvendëskryeministrat do të njoftohen për mbledhjet e qeverisë ashtu siç duhet, me agjendë.

“Kjo nuk do të ndodh në Qeverinë Hoti, sistemi do të ndryshojë e do të bëhet më profesionale, ministrat e zv.kryeministrat do të njoftohen një ditë më parë për mbledhjet që do të bëhen me Hotin si kryeministër’, u shpreh Selmanaj në Clic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat