Propozimi i Murat Jasharit për kryeministër, Veseli: Politika nuk duhet të përdorë një emër tillë për interesa elektorale

Aktuale

Propozimi i Murat Jasharit për kryeministër, Veseli: Politika nuk duhet të përdorë një emër tillë për interesa elektorale

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 23:09
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka komentuar mbështetjen LVV-së për të nominuar për kryeministër Murat Jasharin pas propozimit nga Vjosa Osmani.

Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin deklaroi se nuk duhet të përdoret në politik në mënyrë abuzuese një emër i tillë i cili i përket një familje siç është ajo e Jasharajve.

“Kjo është çështje e mentalitetit e moralit, jo e mashtrimit veç me pështill diçka për pushtet  kur e sheh momentin e fundit një familje të tillë ta përdor zi xhoker, çështja është më tepër e Murat Jasharit i cili nuk duhet të lejojë të manipulohet me emrin e tij”.

“Është familje emblematike me njerëzit e asaj familje që kanë dhënë shumë, politika nuk duhet në asnjë mënyrë ta përdorë si mënyrë abuzues një emër të tillë ”

“Pse  LVV nuk e propozoi Murat Jasharin në mandatarin e dytë  dhe e kishte mundësin që të mos shkonte në Gjykatë Kushtetuese”.

“LVV nëse do të dëshironte të shkonte në zgjedhje vetëm do të duhej ta  dërgonte mandatin e tyre kaq i duhet,ata nuk ishin të gatshëm as të shkonin në zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat