Ja cili është veprimi i Albulena Haxhiut, pasi u largua nga detyra

Aktuale

Ja cili është veprimi i Albulena Haxhiut, pasi u largua nga detyra

Nga: A.M. Më: 5 qershor 2020 Në ora: 12:12
Albulena Haxhiu

Deri para dy ditësh ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë, por nga formimi i Qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti, partia e saj Lëvizja Vetëvendosje kaloi në opozitë.

Ish ministrja, Albulena Haxhiu nuk ishte e pranishme gjatë dorëzimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Selim Selimit nga AAK, shkruan “Bota sot”.

Por, sot Haxhiu ka publikuar një fotografi me dy djemtë e saj Malin e Tomorrin, duke e shijuar kafen e mëngjesit nën shoqërinë e tyre.

Image
Haxhiu ka publikuar një fotografi me dy djemtë e saj Malin e Tomorrin

Ndryshe, Haxhiu është e martuar me Alban Krasniqin, i cili është zyrtarë i VV-së, shkruan "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat