Pasuria e ministrit Reҫica: Dy shtëpi, dy banesa...

Aktuale

Pasuria e ministrit Reҫica: Dy shtëpi, dy banesa...

Nga: H.O. Më: 5 qershor 2020 Në ora: 12:24
Skender Reҫica

Skender Reҫica është zgjedhur edhe njëherë në pozitën e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Reҫica përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se me nderë dhe përgjegjësi ka pranuar detyrën, për të vazhduar projektet e filluara në mandatin e kaluar.

Duke qenë në këtë pozitë, Reҫica ka deklaruar pasurinë e tij pranë Agjencionit Anti Korrupsion.

E pasuria e ministrit Reҫica duket të jetë në vlera të mëdha. Vetëm pasuria e tij e paluajtshme ka arritur vlerën mbi 500 mijë euro, duke përfshirë dy shtëpi, dy banesa dhe truall.

Ai posedon edhe një veturë në vlerën 5 mijë euro. 1 mijë e 500 mban të kursyera në bankë derisa 20 mijë euro kredi.

Të hyrat vjetore të tij arrijnë vlerën mbi 21.600 euro, të bashkëshortes së tij që punon në Gjykatën Themelore janë mbi 5.700 euro dhe pensionet e prindërve të tij mbi 2.600 euro./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat