“Shumë shpejt kanë me arrestu Albin Kurti”

Aktuale

“Shumë shpejt kanë me arrestu Albin Kurti”

Nga: A.M. Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:55
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala, ka paralajmëruar se shumë shpejt kanë me arrestu ish kryeministrin e Kosovës dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se këtë gjë e ka paralajmëruar presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:

Shumë shpejt kanë me arrestu Binin. Qashtu osht puna. Kanë dëshmi që niher në një mbledhje të qeverisë ka hi pa e mshelë shlicin e pantollave dhe kanë poashtu dëshmi që në njërën nga protestat e mëdha kundër Zajednicës, e kanë inçizu Binin tu u pshurë në park të qytetit para se me ju bashku protestave.

 

Këtë sen e paralajmroi promë Presidenti Thaçi, në mënyrë të tërthort kur foli për incidentin me truprojat e tij, në emisionin Pressing të T7. Ndëgjojeni.

 

Qysh mendut ju? Me bo punën me shku në zgjedhje masnej Bini me u bo shumë i fortë edhe masnej me i qu kta para drejtësisë për korrupcionin endemik që e kanë prodhu qe 20 vite a? Jo, këtë nuk do ta lejojnë. Ose do ta lejojnë, por vetëm atëherë nëse zotohet VV-ja që kur të vie në pushtet do ta miratoj Ligjin për Amnesti i cili ligj do t’i falte të gjitha shkeljet që jonë bo prej qershorit 99 deri në ditën kur z. Kurti do të ribëhej Kryeministër (zotim i cili VV-ja, nëse do ta bënte, nuk do t'i merrte më shumë se 10% në zgjedhjet e ardhshme) apo vetëm atëherë nëse populli sivjet qohet krejt n’komë edhe e rrëzon qeverinë.

Përndryshe, n’zgjedhje kemi me shku, po jo pa e dëmtu VV-në deri në qat pikë sa që mos qenë më kërcënim dhe deri në qat pikë sa që mos me mujt me i fitu ma shumë se 20% votave në zgjedhjet e ardhshme. Dhe jo pa e siguru edhe ni mandat Presidenti Thaçi përmes qeverisë së tij Koti.

Sepse, kur osht puna te puna, tamon puna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat