Zbulohet skenari i marrëveshjes Thaçi-Mustafa?

Aktuale

Zbulohet skenari i marrëveshjes Thaçi-Mustafa?

Nga: N. H Më: 5 qershor 2020 Në ora: 21:05
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Gjatë ditës është raportuar se Qeveria e Avdullah Hotit i ka ofruar presidentit Thaçi, që në ditën e dytë të punës që kreu i shtetit të jetë autoriteti që do ta përfaqësojë Kosovën në negociatat me Serbinë.

Ndaj këtij vendimi, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se duke e bërë këtë delegim nga qeveria tek presidenti, ekzekutivi po e bën Thaçin mbret të Kosovës.

Mehmeti konsideron se kjo është një marrëveshje mes Thaçit e Mustafës, për të mbajtur njëri-tjetrin në pushtet.

“Duke i deleguar kompetencat tek presidenti, faktikisht qeveria e legjitimon Thaçin mbret të Kosovës. Kryeminstri Hoti vetëm po zbaton atë që tashme njihet, marrëveshja Thaçi-Mustafa për të mbajtur njeri-tjetrin në pushtet”, ka shkruar Mehmeti.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka konfirmuar se procesit të dialogut, do t’i prijë kryeministri Avdullah Hoti.

Në një postim në rrjete sociale, Selmanaj, ka cituar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është institucioni i vetëm që krijon dhe zbaton politikën e jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat