Detaje të reja për zyrtarin e PK-së që u arrestua dje për ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’

Aktuale

Detaje të reja për zyrtarin e PK-së që u arrestua dje për ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 21:37
Foto

Haris Kelmendi pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor ‘Qendra’ në Prishtinë, është zyrtari policor që u prangos dje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, konfirmojnë burime brenda PK-së.

Në kohën kur është përfshirë në incidentin në afërsi të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, zyrtari policor Kelmendi, ishte jashtë detyrës zyrtare, theksojnë më tej burimet.

Këto informacione i ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare mirëpo dyshohet se veprën penale e ka kryer duke përdorur autorizimet zyrtare/publike”, thuhet në përigjen e IPK-së.

IPK njoftoi dje për arrestimin e tij dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, si dhe është suspenduar nga detyra.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, bën të ditur IPK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat