Kurti: Thaçi president mafioz mundëson rrahjen e një djali, paguan njerëz me rrahë njerëz

Aktuale

Kurti: Thaçi president mafioz mundëson rrahjen e një djali, paguan njerëz me rrahë njerëz

Nga: A. J Më: 5 qershor 2020 Në ora: 22:02
Hashim Thaçi

Tinka Kurti nga Vetëvendosje përmes një postimi në facebook ka mbrojtur liderin e saj Albin Kurtin.  Ajo ka thënë se janë disa persona që analizojnë çdo lëvizje gishti të Albin Kurtit qoftë nëse e fshin ballin, kurse para kafshërisë së Hashim Thaçit e ndërrojnë kanalin. Paramendojeni, iu pengonte pse Kurti si kryeministër i përshëndeti protestuesit.

Kurti po ashtu ka thënë se nuk e keni problem që Qeveria do të udhëhiqet prej këtij njeriu e do të përfaqësohet në negociata.

Postimi i plotë:

Janë disa persona që analizojnë çdo lëvizje gishti të Albin Kurtit qoftë nëse e fshin ballin, kurse para kafshërisë së Hashim Thaçit e ndërrojnë kanalin. Paramendojeni, iu pengonte pse Kurti si kryeministër i përshëndeti protestuesit. Shtjellim pas shtjellimi, prej teorisë në teori (thua vërtetë i kanë shku deri në fund një autori) për gjestin që vetë protestuesit e vlerësuan. Ndërkohë, një president mafioz mundëson rrahjen e një djali midis sheshi. Paguan njerëz me rrehë njerëz. Deklaron në TV "jam treguar i butë me të". A e dini çka i bjen kjo në teori dhe praktikë? Mafi kapadai që e ruan pasurinë e tij të vjedhur me zagarë. Dhe asnjë zë? Asnjë shkronjë prej ruajtësve të demokracisë. Edhe një herë, ju nuk e keni problem autoritetin. Të vetmin hall që keni është se jeni larg autoritetit dhe vogëlsia e botës tuaj nuk ua lejon me u bë as autoritet i dijes, as me ndonjë vlerë.

 

Nuk e keni problem që Qeveria do të udhëhiqet prej këtij njeriu e do të përfaqësohet në negociata.

 

Prandaj, kur disa flasin për demokraci janë duke e përlloçë këtë fjalë në të gjitha lakimet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat