Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë - Bota Sot
Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

Aktuale

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 08:31

(E plotësuar) - Pas tri ditë qeverisje ekzekutivi i zgjedhur në krye me Avdullah Hoti, në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimet e Qeverisë Kurti për reciprocitet me Serbinë. Derisa, kundër shfuqizimit të vendimeve të datës 20, 31 mars dhe 30 maj, votuan zëvendëskryeministri Besnik Tahiri dhe ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj.

Menjëherë pas kësaj mbledhje, i pari i ekzekutivit në një konferencë për media, bëri të ditur se janë hequr të gjitha pengesat e dialogut me Serbinë, për t’i hapur kështu rrugë dialogut në mes dy shteteve, derisa pret të njëjtën gjë edhe nga pala serbe.

Hoti nuk përjashtoi mundësinë që nëse dialogu nuk prodhon rezultatet e pritura, të vendosin të gjitha masat që i lejohen një shteti sovran.

Hoti: Kemi hequr të gjitha pengesat për procesin e dialogut

“Kemi marrë vendim të rëndësishëm sot, duke hequr pengesat për procesin e dialogut, në përputhje me zotimet që kemi dhënë para partnerëve tanë ndërkombëtar në këtë drejtim, tani ne presim që njëjtën gjë të shohim edhe nga pala Serbe, që të heqin të gjitha pengesat në mënyrë që t’i japim frymë procesit të dialogut, por ne e ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sovranitetin tonë, në koordinim me partneret tonë ndërkombëtarë”, deklaroi Hoti.

I pyetur nëse do të pranojë të filloi dialogun me Serbinë nëse të njëjtit nuk ndalojnë lobimin për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ai tha se për këtë çështje janë dakorduar me miqtë ndërkombëtarë, që këta të fundit të ushtrojnë presion edhe karshi palës Serbe.

Hoti: Nga sot ne i kemi hequr të gjitha pengesat për një kohë të arsyeshme

“Kemi një dakordim me miqtë tonë ndërkombëtarë, që presioni i tyre duhet të jetë edhe karshi Serbisë, që ata të heqin pengesat për dialog edhe pasi të heqin ato pengesa për dialog, ne do të ulemi në tavolinën e bisedimeve, nga sot ne i kemi hequr të gjitha pengesat për një kohë të arsyeshme i kemi dhënë shans dialogut”, tha ai.

Hoti foli edhe rreth takimit që ka pasur dje me ambasadorin Kosnet, ku bëri të ditur se vendimet e ditës së sotme kanë ardhur si rezultat i koordinimit me partnerët ndërkombëtarë.

I pari i ekzekutivit, theksoi se nuk ka munguar zotimi i palës ndërkombëtare për mbështetjen e Kosovës në dialog.

Hoti: Mora zotimin që do të na mbështesin në këtë proces të rëndësishëm

“Këto vendime vinë si rezultat i koordinimit të punës tonë me partnerët tonë ndërkombëtarë. Zotimet që kemi marrë ne si qeveri, është që ne të heqim këto pengesa, t’i japim mundësi procesit të dialogut në mënyrë që përmes dialogut të zgjidhim çështjet që kemi në mes dy vendeve. Edhe në takimin që kisha dje me ambasadorin Amerikan ia konfirmova këtë vullnet të tyre dhe gjithashtu mora zotimin që do të na mbështesin në këtë proces të rëndësishëm. Vendimet që i morëm sot i shfuqizoi, vendime që janë konsideruar nga partnerët tanë ndërkombëtar si pengesë për dialog”, tha Hoti

Hoti nuk përjashtoi mundësinë që nëse dialogu nuk prodhon rezultatet e pritura, të vendosin të gjitha masat që i lejohen një shteti sovran.

Hoti: Për një kohë të arsyeshme që të mos them javësh por muajsh

“Janë hequr pengesat për dialog për një periudhë të arsyeshme kohore, nëse dialogu nuk prodhon rezultatet e pritura, ne e ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran dhe të mbështetur nga partneret ndërkombëtar, të vendosim të gjitha masat që i lejohen një shteti sovran...Për një kohë të arsyeshme që të mos them javësh por muajsh”, tha ai.

Sa i përket udhëheqjes së dialogut, Hoti theksoi se në bazë kompetencave kushtetuese kjo çështje i takon kryeministrit.

***

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar në një konferencë për media me ç’rast ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për heqjen e pengesave për procesin e dialogut me Serbinë.

“Sot në ditën e dytë të punës kemi miratu rregulloren e Qeverisë. Kemi marr një vendim të rëndësishëm duke i hequr pengesat për procesin e dialogut për një periudhë të arsyeshme kohore. Ne presim që të njëjtën gjë të shohim edhe nga ana serbe. Ne e ruajmë të drejtën tonë për të rujt sovranitetin tonë në kordinim me partnerët tanë”, tha Hoti.

“ Kemi një dakordim me miqtë ndëerkombëtar që presioni i tyre të jetë edhe karshi Serbisë, pasi të heqin edhe ata pengesat për dialog ne do të vazhdojmë”.

***

Qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.

Drejtpërdrejt nga mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e dytë të rregullt.

Kjo u bë e ditur nga zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

Sipas këtij njoftimi, mbledhja e dytë e Qeverisë pritet të fillojë nga ora 10:00.

Kujtojmë se dje në mbledhjen e parë të rregullt, Qeveria e re e Kosovës e ka miratuar programin qeverisës për vitet 2020-2023.

Për këtë program të gjithë ministrat tjerë votuan pro, përveç zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, që votuan kundër.

Po ashtu Qeveria e sapozgjedhur e Kosovës, në mbledhjen e saj të parë, miratoi edhe propozimin e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami për ta ndihmuar familjen e Agon Musliut me 25 mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat