Shkëlzen Maliqi: Nëse demantohet ‘paranoja’ e Kurtit se nuk ka “thika të ngulura mbi hartën e Kosovës” ai mund të humbasë në elektorat?

Aktuale

Shkëlzen Maliqi: Nëse demantohet ‘paranoja’ e Kurtit se nuk ka “thika të ngulura mbi hartën e Kosovës” ai mund të humbasë në elektorat?

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 10:21
Shkëlzen Maliqi

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi në një prononcim ka folur më gjerësisht rreth largimit nga zyrat e qeverisë të ish-Kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij me qetësi dhe pa kontestime.

Ai shprehet se një veprim i tillë ka qenë pozitiv dhe është për tu përshëndetur .

“Largimi në qetësi ka qenë veprim pozitiv, ish-Kryeministri me gjasa e ka kuptuar se nuk duhet të acarrojë edhe më shumë ndasitë shoqërore.Megjithatë, te zoti Kurti  edhe ministrat e LVV,  ka mungua rrespekti minimal në aktin e dorëzim-pranimit të pushtetit. Pas gjithë atyre përgatitjeve për protesta massive dhe me rrezik të madh se do të mund të eskalonin, është për t’u përshendetur vendimi që kontestimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të kufizohet në suaza të kontestimeve verbale dhe veprime të padhunshme, si p.sh. organizimi i petricionit përmbajtjen e zgjedhjeve.Por, sa do të ndikojë kjo pozitivisht te elektorati nuk mund të vleresohet në këtë moment”

Maliqi tutje jep arsyet pse qeveria Kurti u largua nga pushteti.

Ai ndër të tjera thekson se nëse demantohet paranoja e Kurtit se nuk ka “thika të ngulura mbi hartën e Kosovës” ai mund të humbasë në elektorat.

“Qeveria Kurti është larguar nga pushteti për shkak të jogatishmërisë që t’i përgjigjet sfidës më të dhe që lëkundi seriozisht raportet e Kosovës me SHBA-të, e pjesërisht edhe me BE-në, për çka ajo mund të mbahet përgjegjëse më gjatë, sepse vazhdimi i dialogut me Serbinë ka qenë dhe mbetet prioritet i faktorëve ndërkombëtarë.Tani që LVV nuk është në pushtet, dëmi që e shkaktoi vetë nuk mund të riparohet me propagandë. Sepse, çka nëse proceset në vijim do të tregojnë se ka qenë krejtësisht e paarsyeshme frika e tij se ate si Kryeministër në Washington do ta presin “me thika të ngulura mbi hartën e Kosovës”?  Nëse me këtë demantim dëshmohet paranoja politike e Kurtit, a nuk do të duhej të humbte ai një pjesë të konsiderueshme të ndikimit dhe elektoratit?

Sa i përket qeverisë së re të kryesuar nga Avdullah Hoti, Maliqi thotë se atë e presin sfida të mëdha përpara.

Ai thotë se tani nuk do të ketë më marrëveshje “teknike” por do të shkohet drejt një zgjidhjeje përfundimtare të çështjes .

“Qeveria Hoti ka disa sfida të mëdha, por më e rëndësishmja për momentin është ajo që e përmenda, se pa hezitime duhet të kyçeët në dialog me Serbinë, që tani ka dypalë ndërmjetësues dhe motoresh që duan që procesin e njohjes së ndërsjell duan ta çojnë drejt përfundimit. Në të vërtetë, ky nuk do të jetë më dialog siç ka qenë më herët, me ato marrëveshje të shumta “teknike” rreth normalizimit të raporteve (këto marrëveshje mund të vendosen në binare të sigurta të zbatimit pasi që të arrihet dakordimi i madh politik!), ndërkaq që negociatat do të fokusohen në bisedimet për marrëvershje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse, ku jo vetëm Kosova dhe Serbia, por edhe rajoni do të jenë përfitues, pasi që ajo pritet të eliminojë pengesën kyçe për aritjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit.”

Qeveria Hoti erdhi në pushtet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku i dha të drejtë dekretit të Presidentit Thaçi.

Ajo u votua në Kuvend me 61 vota pro 24 kundër dhe 1 abstenim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat