Kryeministri Hoti pyetet për votën e Haxhi Shalës që u dha për shkak të Thaçit dhe Haradinajt, kjo është përgjigja e tij

Aktuale

Kryeministri Hoti pyetet për votën e Haxhi Shalës që u dha për shkak të Thaçit dhe Haradinajt, kjo është përgjigja e tij

Nga: G.B Më: 6 qershor 2020 Në ora: 10:31
Avdullah Hoti

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, duket se votën për qeverinë e ka dhënë për shkak të presidentit dhe liderit të AAK-së, të cilët i kanë shkuar në shtëpi në orën 1 pas mesnate.

Ai ka deklaruar se votën ia ka dhënë qeverisë për ta, përcjell Bota sot.

E sot në konferencën për media, kryeministri Avdullah Hoti u pyet se si ndihet që është zgjedhur me një votë të tillë, që nuk ka qenë për të.

Ai tha se nuk ka koment, se është zgjedhur me votat e deputetëve dhe se ka legjitimitet.

"Nuk kam asnjë koment. jam zgjedhur me votat e deputetëve dhe kam legjitimitet të plotë për të udhëhequr me qeverinë", është shprehur ai para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat