Avdullah Hoti heq reciprocitetin me Serbinë, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Aktuale

Avdullah Hoti heq reciprocitetin me Serbinë, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Nga: N. H Më: 6 qershor 2020 Në ora: 10:34
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Qeveria e Avdullah Hotit ka hequr pengesat, vendimet e Albin Kurtit për reciprocitetin ndaj Serbisë.

Ai deklaroi se tani pret që Serbia të heq pengesat për dialog e pastaj të vazhdojë dialogu.

“Dje ja konfirmova ambasadorit amerikan. Vendimet e Kurtit janë konsideruar si pengesë që të ulemi me Serbinë për dialog”, ka thënë ai.

Nëse dialogu nuk prodhon rezultatet e saj, ne vendosim përsëri masat që i lejohen një shteti sovran, ka thënë Hoti.

E lidhur me këtë, ka ardhur reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell gazeta “Bota sot”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, e ka quajtur asistent të presidentit Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti.

“Asistenti ekzekutiv i Presidentit e hoqi reciprocitetin!”, shkruan deputeti i VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat