Avdullah Hoti: Nuk mund t’ia delegoj udhëheqjen e dialogut presidentit Thaçi

Aktuale

Avdullah Hoti: Nuk mund t’ia delegoj udhëheqjen e dialogut presidentit Thaçi

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 10:42
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti sot tha se nuk do, por as nuk mund t’ia delegojë kompetencat e tij për udhëheqje në dialogun me Serbinë presidentit Hashim Thaçi.

Ai u zotua se dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria dhe do të votohet në Kuvend, derisa tha se të gjithë akterët tjerë institucionalë do të bëjnë rolin e tyre kushtetues në këtë drejtim.

“Kryeministri i vendit në bazë të kompetencave kushtetuese do të udhëheqë dialogun. Nuk mund t’i transferoj kompetencat e mia as te presidenti as te dikush tjetër. Nuk do të doja e as do të mundja. Dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria dhe do të votohet nga Kuvendi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat