Burri i Albulena Haxhiut i ashpër me Qeverinë Hoti, thotë se po jetësohet amaneti Millosheviçit

Aktuale

Burri i Albulena Haxhiut i ashpër me Qeverinë Hoti, thotë se po jetësohet amaneti Millosheviçit

Nga: N. H Më: 6 qershor 2020 Në ora: 10:51
Alban Krasniqi dhe Albulena Haxhiu

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i deputetes Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit të fundit nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

E, lidhur me këtë vendim të qeverisë Hoti, Krasniqi thotë se ky është një hap i madh drejtë jetësimit të amanetit të Millosheviçit.

Madje, Krasniqi paralajmëron se së shpejti me Thaçin do të hiqet edhe kufiri me Serbinë.

Ja shkrimi i tij:

Urime të gjithë atyre që aktualisht kanë shenjën e UÇKsë në profil.

Ky është një hap i madh drejtë jetësimit të amanetit të Millosheviçit.

Së shpejti me Thaçin do heqim edhe kufirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat