Thaçi pas heqjes së reciprocitetit: Të fillojë pa humbur kohë dialogu me Serbinë

Aktuale

Thaçi pas heqjes së reciprocitetit: Të fillojë pa humbur kohë dialogu me Serbinë

Nga: G.B Më: 6 qershor 2020 Në ora: 11:03
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për heqjen e reciprocitetit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia, që pa humbur kohë të fillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat