Ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas heqjes së masës së reciprocitetit me Serbinë, përcjell “Bota sot”.
I pari i LDK-së e cilëson të guximshëm një vendim të tillë dhe thekson se qeveria Hoti me këtë dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
Postimi i plotë:
Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm.
Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.
Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshem. IM