Mimoza Kusari e ashpër ndaj Avdullah Hotit: Po sjellë vendime të rrezikshme për vendin

Aktuale

Mimoza Kusari e ashpër ndaj Avdullah Hotit: Po sjellë vendime të rrezikshme për vendin

Nga: N. H Më: 6 qershor 2020 Në ora: 11:25
Mimoza Kusari-Lila

Qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari,lidhur me këtë vendim të qeverisë Hoti, thotë se kjo e fundit nuk ka legjitimitet nga populli edhe nuk ndien përgjegjësi ndaj popullit.

Sipas Kusarit, heqja e reciprocitetit është heqje dorë nga sovraniteti ynë si shtet.

Ja shkrimi i saj:

Qeveria e cila nuk ka legjitimitet nga populli edhe nuk ndien përgjegjësi ndaj popullit. Andaj edhe sjellë vendime të rrezikshme dhe në kundërshti me interesin dhe sovranitetin e shtetit.

Heqja e reciprocitetit është heqje dorë nga sovraniteti ynë si shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat