Ish zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka reaguar pasi Qeveria Hoti ka marrë vendim për heqjen e reciprociteti.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “të njëjtit kanë aprovuar asociacionin antikushtetues, kanë festuar me shampanjë “liberalizimin e vizave”, kanë nënshkruar demarkacionin... kanë vjedhur shtetin, kanë paguar për ndarjen, dhe e kanë lënë vendin në baltën e turpit”.
Postimi i plotë:
Qeveria ilegale antikushtetuese e Thaçit
Po e ”luftojnë” pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë. Të njëjtit kanë aprovuar asociacionin antikushtetues, kanë festuar me shampanjë “liberalizimin e vizave”, kanë nënshkruar demarkacionin... kanë vjedhur shtetin, kanë paguar për ndarjen, dhe e kanë lënë vendin në baltën e turpit. Ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues.