“I turpshëm e qyqar” – nënkryetarja e VV-së reagon ndaj vendimit të Qeverisë Hoti

Aktuale

“I turpshëm e qyqar” – nënkryetarja e VV-së reagon ndaj vendimit të Qeverisë Hoti

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 12:51
Arbërie Nagavci

Arbërie Nagavci, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh edhe nënkryetarja e VV-së, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci ka shkruar se kjo është një qeveri jolegjitime derisa vendimin e sotëm e ka quajtur qyqarë.

“Qeveria jolegjitime mori vendim për heqjen e reciprocitetit me Serbinë. Zatën nga njerëz pa integritet nuk mund të presësh as ruajtje të sovranitetit të vendit. Në mënyrë të turpshme erdhët në pushtet, i turpshëm e qyqar vendimi i sotëm”, ka shkruar Nagavci.

Qeveria Hoti ka shfuqizuar sot vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur vendim të rëndësishëm heqjen e reciprocitetit. Ai në një konferencë për media ka thënë se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që t’i lihet rrugë vazhdimit të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat