Sikur ta hiqte reciprocitetin Albin Kurti apo Vjosa Osmani, do të kallej Kosova nga këto banda

Aktuale

Sikur ta hiqte reciprocitetin Albin Kurti apo Vjosa Osmani, do të kallej Kosova nga këto banda

Nga: N. H Më: 6 qershor 2020 Në ora: 13:21
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Analisti politik, Krenar Shala, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një tjetër koment lidhur me vendimin e fundit të qeverisë.

Shala duke e folur për heqjen e masës së reciprocitetit, ka thënë se sikurse ta bënte një gjë të tillë ish-kryeministri Albin Kurti, apo kryetarja aktuale e Kuvendit, Vjosa Osmani, Kosova do të digjej nga bandat parapolitike.

“Po m’vjen inati bre nonën. Te kish bo qet gjest Vjosa apo Bini, kto bandat parapolitike me marshin e Arif Vladit menxi s'kishin pritë me kallë Kosovën. Për pushtet, kuptohet, jo qe ja u kish ni”, ka shkruar Krenar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, lidhur me këtë vendim, edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit.

Ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se “ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit”.

Ndërsa, ish-kryeministri Kurti, ka thënë se edhe të shtunën Qeveria Hoti punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë.

Gjithashtu, Kurti ka shkruar në Facebook, se “në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat