LAJMI I FUNDIT: MCC zhbllokon fondet për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: MCC zhbllokon fondet për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit

Nga: D.RR Më: 6 qershor 2020 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë.

Në një komunikatë për media lëshuar nga MCC, bëhet e ditur se vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga qeveria Hoti.

Aty thuhet se MCC mirëpret vendimin e qeverisë për taksën dhe masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë. MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat