Reagon Isa Mustafa: SHBA mbajti premtimin, MCC nuk u brengos për elegjitë populliste

Aktuale

Reagon Isa Mustafa: SHBA mbajti premtimin, MCC nuk u brengos për elegjitë populliste

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 22:02
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas vendimit të MCC-së për zhbllokimin e fondeve për Kosovën.

Mustafa duke shkruar në Facebook ka thënë se SHBA-të me këtë vendim e mbajtën premtimin.

Sipas Mustafës, qeveria Hoti përmes një qeverie të përgjegjshme iu kthye miqësisë dhe besimit me SHBA-të.

Mustafa ka pasur edhe një porosi për VV-në dhe Albin Kurtin.

“Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës”, shkruajti Mustafa.

Postimi i plotë:

SHBA-të e mbajtën premtimin. Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti.
Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në.
Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës.
Sovraniteti ynë është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat