Donika Kadaj: Hoti po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq

Aktuale

Donika Kadaj: Hoti po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq

Nga: D.RR Më: 6 qershor 2020 Në ora: 23:31
Donika Kadaj Bujupi

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka kritikuar ashpër qeverinë e re të Kosovës dhe kryeministrin Hoti, përcjellë “Bota sot”.

Për këtë të fundit, ajo thotë se po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq.

Hiq më mirë nuk e lë as për presidentit Thaçi, për të cilin Kadaj Bujupi thotë se po e çon vendin drejt një vrime të zezë prej ku Kosova mund të dalë e gjymtuar.

Postimi i saj i plotë:

Masat e reciprocitetit u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë me Serbinë, që synon ta prodhojë një marrëveshje edhe më të paqartë për Kosovën. Kryeministri Hoti nuk u dorëzua, ai thjesht po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, të cilët qe sa vite po nguten për ta arritur një marrëveshje fshehurazi nga popujt e tyre nëpër kthinat e Brukselit dhe Uashingtonit.
Presidenti Thaçi po e çon vendin drejt një vrime të zezë prej ku Kosova mund të dalë e gjymtuar, duke e imponuar autoritetin e tij mbi Kryeministrin Hoti. Fillim i keq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat