Kosova hapë kufirin me Shqipërinë

Aktuale

Kosova hapë kufirin me Shqipërinë

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 12:26

( E plotësuar) - Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me ç’rast ka marrë vendim për hapjen e kufirit me Shqipërinë.

Vendimi për mbylljen e kufijve është marrë nga Qeveria e kaluar në krye me Albin Kurtin, si masë preventive ndaj përhapjes së pandemisë Covid-19 në Kosovë.

Por, tani për shkak të përmirësimit të situatës me Covid-19, Qeveria e re me Avdullah Hotin kryeministër, ka marrë vendim që t’i hapë kufijtë.

***

Shefi i ri i Qeverisë, Avdullah Hoti bashkë me kabinetin e tij qeveritar pritet të vendosin për hapjen e kufirit me Shqipërinë. Vendimi prite të merret sot në mbledhjen e katërt të Qeverisë.

Më 14 mars ishte mbyllur kufiri Kosovë-Shqipëri shkaku i përhapjes së virusit me koronë. Mirëpo, sot, kjo bllokadë do të marrë fund për të gjithë shqiptarët andej e këndej kufirit.

Sot, në orën 12, Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për të hequr të gjithë pengesat për qarkullim të lirë ndërmjet dy shteteve.

Qeveria e Kosovës, një ditë më parë, vendosi edhe për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, me çka i hapi rrugë dialogut me palën serbe.

Veç kësaj, në Kosovë, prej të hënës largohen të gjitha masat tjera të vendosura më parë, duke përfshirë lirinë e qarkullimit dhe rikthimi në normalitet.

Sidoqoftë, të shtunën mbrëma, janë raportuar edhe 36 raste të reja me COVID-19, të premten 11. Në total janë 1 mijë e 194 persona të prekur, 884 të shëruar ndërsa kanë vdekur 31 persona.

***

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e tretë të rregullt.

Kjo u bë e ditur nga zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

Sipas këtij njoftimi, mbledhja e tretë e qeverisë pritet të fillojë nga ora 12:00.

Kujtojmë se dje në mbledhjen e dytë të rregullt, Qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimin për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat