Ministri Abrashi propozon të nisin konsultimet për hapjen e transportit ajror

Aktuale

Ministri Abrashi propozon të nisin konsultimet për hapjen e transportit ajror

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 12:59
Arban Abrashi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë Hoti ka propozuar të nisin konsultimet për hapjen e aeroporte.

“Hapja e fluturimeve është pjesë e rëndësishme, me lejen tuaj do të filloja konsultimet me Autoritetin e Aviacionit Civil, Ministrinë e Shëndetësisë dhe kompanitë ajrore që të fillojmë sa më shpejtë transportin ajror, duke respektu masat rreth COVID-19. T’i shohim edhe praktikat e vendeve tjera për transportin ajror”, ka thënë Abrashi.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se kjo kërkesë do të shqyrtohet duke marrë parasysh edhe protokollet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat