Haradinaj-Stublla: Po diskutohet mundësia që diaspora jonë të vijë pa pengesa në vendlindjen e tyre

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Po diskutohet mundësia që diaspora jonë të vijë pa pengesa në vendlindjen e tyre

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 13:18
Meliza Haradinaj-Stublla

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Hoti është vendosur që të hapet kufiri me Shqipërinë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla tha se ky vendim është vazhdim i vendosmërisë për të qenë një, në sukses e në sfida.

Tutje, ministrja tregon se po diskutohet rikthimi i lëvizjes së lirë edhe me vende të tjera dhe rinisjes së fluturimeve të rregullta në Aeroportin e Prishtinës, që t’u mundësojmë diasporës tonë ardhjen pa pengesa në vendlindjen e tyre.

Postimi i plotë:

Hapja e kufirit Kosovë-Shqipëri është vazhdim i vendosmërisë për të qenë Një, në sukses e në sfida.
Bashkë me kabinetin qeveritar po diskutojmë rikthimin e lëvizjes së lirë edhe me vende të tjera dhe rinisjes së fluturimeve të rregullta në Aeroportin e Prishtinës, që t’u mundësojmë diasporës tonë ardhjen pa pengesa në vendlindjen e tyre.

Me kujdes të shtuar dhe duke ndjekur rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Kosova duhet t’i rikthehet normalitetit dhe të fokusohet në rimëkëmbje ekonomike.

Respektimi i masave na përshpejton vendimin e rihapjes.

Ju ftoj të gjithëve për bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat