Kjo ishte mrekullia që Kurti e bëri kundër Serbisë

Aktuale

Kjo ishte mrekullia që Kurti e bëri kundër Serbisë

Nga: H.O. Më: 7 qershor 2020 Në ora: 18:13
Albin Kurti

Opinionisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’ thotë se ‘të detyrosh Serbinë që në çërtifikatat dhe dokumentet të shkruhet “Republika e Kosovës”,vërtëtë është një mrekulli e këndeshme’. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë Serbia detyrohet në heshtje të pranoj ekzistencën e Republikës së Kosovës.

“16 kamionë nga Serbia futen në Kosovë me dokumentet “Republika e Kosovës”. Të detyrosh Serbinë qe ne çërtifikatat dhe dokumentet të shkruhet “Republika e Kosovës”,vërtëtë është një mrekulli e këndeshme,sepse vetem në këtë menyrë Serbia detyrohet qe ti zbatoj ligjet e Kosovës, që në një farë mënyre në heshtje e pranon egistencën e Republikës së Kosovës”, thekson Maxharraj.

Ai thotë tutje se diçka e këtillë nuk ka ndodhë në të gjitha qeveritë e pasluftës.

“Qeveria e Thaçit e më pas edhe qeveritë Mustafa dhe Haradinaj nuk kanë nëdrmarrë diçka te tillë në stilin e tyre”se a mos po e idhnojmë Serbinë”, vlerëson ai.

Maxharraj thotë se Serbia është munduar nga ana tjetër që në ҫdo rast t’i fus thikën pas shpinës Kosovës.

“Kurse nga ana tjetër Serbia as që lodhej se a “mos po  e idhnonë për diçka Kosovën”, por është munduar që në çdo rast çdo kund që ka mbrrijtë të i’a futë thikën pas shpine Kosovës, si me ç’njohje, shantazhe në arenën ndërkombëtare, etj”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat