Lul Raka tregon sesi mund të dështojë Kosova në luftë kundër koronavirusit

Aktuale

Lul Raka tregon sesi mund të dështojë Kosova në luftë kundër koronavirusit

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 18:34
Lul Raka

Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se Kosova mund të gjunjëzohet përballë koronavirusit nëse qytetarët nuk vazhdojnë t’i zbatojnë udhëzimet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Nëse mungojnë udhëzimet e Institutit, dhe zbatimi i tyre nga popullota atëherë ekziston rreziku që Kosova të ketë pasoja të rënda”, është shprehur Raka.

Raka gjithashtu ka theksuar se në fillim ka ekzistuar frika më e madhe për shkak të asaj që shihej nga shtetet e fuqishme, si Italia.

“Në fillim jemi frikësuar që do ta kemi fatin e njejtë me Italinë e shtetet e tjera të fuqishme, të cilat u prekën nga virusi”, tha ai.

Më tutje, ai ka deklaruar që në Kosovë, nuk janë kapacitetet e kënaqeshme shëndetësore që të përballemi me koronavirusin, prandaj, sipas tij, udhëzimet duhet respektuar patjetër, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit.

“Krahasuar me shtetet e fuqishme, ne duhet t’i kemi parasyshë kapacitetet shëndetësore, pikërisht nga kjo frikë që mund të kalohen kapacitetet shëndetësore, këshillat kanë vazhduar të përsëriten dhe mirë që janë zbatuar”, përfundoi Raka 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat