Vjen paralajmërimi: Nëse nuk respektohen masat e IKSHP-së, atëherë mund të rikthehen kufizimet e mëhershme

Aktuale

Vjen paralajmërimi: Nëse nuk respektohen masat e IKSHP-së, atëherë mund të rikthehen kufizimet e mëhershme

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 21:29

(E plotësuar) - Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nuk ka vend për panik dhe se gjendja e përgjithshme është nën kontroll.

Në një konferencë për media në orët e vona të mbrëmjes, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka folur në lidhje me gjendjen epidemiologjike në vend pas njoftimit edhe për 40 raste të reja në 24 orët e fundit.

Ai ka ftuar qytetarët që të mos bëjnë panik pasi gjendja është nën kontroll, dhe se nga nesër do të hapen edhe kufijtë tokësorë.

Zemaj: Gjendja është normale, nuk ka vend për panik

“Gjendja është normale, nuk ka vend për panik ashtu sikurse është prezantuar në orët e paditës dhe krejt çka duhet të shtojmë kujdesin, të mbajmë distancën dhe pastërtinë dhe t’iu përmbahemi rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë... Organet e pavarura qysh sonte do të shtojnë intensitetin e kontrolleve dhe mbikëqyrjes, por kjo le të jetë si pjesë e mesazhit që gjendja të jetë si më së miri dhe të mos ketë nevojë që të përballemi me masa shtesë për shkak të neglizhencës ndaj koronavirusit. Virusi është akoma prezent, mos besoni perceptimeve dhe deklaratave të ndryshme, për shkak të interesave personale apo kolektive, por besojuni profesionistëve shëndetësorë derisa gjendja të kthehet në normalitet. Qeveria e Kosovës dhe MSH sot ka marrë vendim që qysh nesër të ketë lëvizje të lirë edhe të kufijve, dhe është e bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së nuk dëshirojmë të interpretohet në një formë tjetër dhe t’iu lehtësojmë ardhjen bashkatdhetarëve”, ka thënë Zemaj.

Ai ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka diskutuar në telefon me homologët rajonalë nga Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi lidhur me menaxhimin e pandemisë koronavirus.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se lehtësimi i masave, fillimi i punës së institucioneve dhe hapjes së ekonomisë ka ndikuar në lëvizjen e qytetarëve dhe shtimin e numrit të rasteve në disa komuna, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mos zbatimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Ramadani: Mos mbajtja e distancës sociale dhe maskave, mund të na kthejë mbrapa

“Përndryshe mos mbajtja e distancës sociale dhe maskave, higjiena personale, vendi mund të kthehet mbrapa dhe me pasoja, andaj ju lus ne nuk jemi të interesuar që të rikthehemi mbrapa që ta na detyrojë që IKSHPK të rekomandojë Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë masa më të rrepta në këtë drejtim. Ne jemi të detyruar nëse rrezikohet jeta e qytetarëve të Kosovës dhe lus çdo qytetar që të mos thonë se virusi nuk ekziston, sepse virusi është prezent, sepse po e shihni edhe vetë se të gjithë ne bartim maska dhe ajo duhet të bartet patjetër në mënyrë që ne me spërkla të mos e bartim virusin. Nëse mbahet distanca, nuk mund të qarkullojë dhe ik prej këndej. Ne besojmë se shumë shpejt ne do ta normalizojmë gjendjen dhe gjendjen emergjente do ta heqim pas një kohe, por duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike nën kontroll të plotë”, ka thënë Ramadani.

Ai ka shfaqur shpresën se do të hiqet edhe gjendja emergjente, por kjo sipas tij varet nga situata epidemiologjike në vend.

Ndërsa, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka bërë të ditur se nga sonte do të fillojë shtimi i kontrolleve për të parë sa po zbatohen masat e institucioneve shëndetësore kundër përhapjes së koronavirusi.

Qalaj: Policia dhe inspektoratet sanitare do të shtojnë kontrollet

“Është e vërtetë që pa lehtësimit të masave është një numër i madh i qytetarëve që dalin në mënyrë të pakontrolluar në rrugë, kafiteri, restorante dhe lokale tjera. Secili nga ne të mbrojnë bashkërisht dhe do të arrijmë të mposhtin këtë virus dhe qytetarët kanë dhënë shembull si të respektohen masat.,. Policia dhe inspektoratet sanitare do të shtojnë kontrollet sidomos në lokale të ndryshme që të ndikojnë që ky virus të largohet, por kjo do të arrihet vetëm në bashkëpunim ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, ka thënë Qalaj.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 40 raste të reja, prej tyre dhjetë në Prishtinë. Kryetari i kësaj të fundit, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se nesër do të mbyllen tri çerdhe për fëmijë dhe do të bëhet dezinfektimi i objekteve.

***

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka theksuar se rritja e rasteve ka ardhur si shkak i festës së Bajramit, lirimit të masave dhe rikthimit në punë të institucioneve.

Ai para gazetarëve ka kërkuar nga qytetarët që t’i raspektojnë rekomandimet e IKSHP-së.

Sipas tij, disa mund ta kalojnë koronavirusin pa simptoma, ndërkaq të moshuarit, dhe ata me probleme shëndetësore janë më të rrezikuar dhe kësisoj ta ngarkoj sistemin shëndetësor.

Ramadani ka theksuar se nëse nuk respektohen masat e IKSHP-së, atëherë institucionet do të detyrohen t’i rikthejnë masat dhe kufizimet.

Ai ka theksuar se qytetarët duhet të përdorin maskat mbrojtëse, derisa ka kërkuar ndihmën edhe nga ana e qytetarëve.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjendja me koronavirus vazhdon të mbetet normale, duke shtuar se nuk ka nevojë të bëhet panik.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se krejt çka duhet është të respektohen rekomandimet nga institucionet relevante.

“Gjendja është normal, nuk ka vend për panik ashtu siç është prezantuar në orët e pasdites, krejt çka duhet është ta rrisim kujdesin, ta mbajmë distancën dhe ti respektojmë rekomandimet. Për këtë arsye organet e pavarura do ta shtojnë kontrollin e mbikëqyrjes”, ka thënë ai.

Zemaj ka bërë thirrje që të bëhet kujdes.

“Gjendja duhet të ndryshojë për së miri dhe të mos kemi nevojë të përballemi me masa shtesë. Virusi është akoma prezent, mos besoni deklaratave të ndryshme për shkak të interesave të ndryshme, por besojuni profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Qeveria ka marrë vendim që qysh nesër të ketë lëvizje të lirë edhe në kufi.

Flet ministri Zemaj: Gjendja është normale, lutje që të respektohen masat dhe të ruhet distanca

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë në konferencën për medie se gjednja aktuale me Covid-19 është brenda asaj që ishte parashikuar me hapjes së masave, gjithsesi ai ka bërë lutje që qytetarët të kenë kujdes për të mos u rritur numri i të prekurve pasi virusi është ende aktiv.

“ Sot së bashku me ekspertët e IKSHPK’së dhe Inspeksionit Sanitar e bëmë një kalim ditor të gjendjes aktuale dhe një qartësim të gjendjes. Konstatojmë se gjendja është normale. Ajo që duhet të bëjmë është të ruajmë distancën dhe të mbajmë pastërtinë. Ky është një mesazh dhe lutje. Qysh sot do të shtojmë intensitetin të kontrollave dhe të kujdesit’’, ka thënë ai.  

‘’Duhet të bëjmë kujdes që të mos kemi shtim të masave’’

‘’Qytetarë të nderuar. Bëjmë apel që të kemi kujdes.Virusi është ende në mesin tonë”, shton ai.

‘’MSH ka marrë vendim që qysh ensër të kemi lëvizje të lirë. Është interes i joni. T’ju lehtësojmë ardhjen bashkëatëdhetarëve dhe të ruajmë shëndetin. Tu ndihmojmë bizneseve, tu ndihmojnë familjeve që të kalojmë së bashku këtë situatë. Paniku e dëmton zhvillimin e Republikës së Kosovës dhe u ndihmon individëve në dëmtimin e shëndetësisë kosovare”, theksoi ai.

***

Gjatë ditës së sotme në vend u regjistruan 40 raste të reja me koronavirus, gjë që ka bërë që Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të thërrasin konferencë për medie.

​Ministri Zemaj thërret konferencë për media

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, drejtorin e Policisë së Kosovës dhe drejtuesit e Inspektoratit Shëndetësor (MSh) dhe Inspektoratit Sanitar (AUVK) do të mbajnë sonte konferencë për media.

Konferenca mbahet në ora 22.00 në Ministri të Shëndetësisë.

Ajo mbahet disa orë pasi që IKSHPK raportoi edhe për 40 raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat