Thaçi: E urrej gjendjen e jashtëzakonshme, ja kur mund të kryhet marrëveshja me Serbinë

Aktuale

Thaçi: E urrej gjendjen e jashtëzakonshme, ja kur mund të kryhet marrëveshja me Serbinë

Nga: N.Sh Më: 8 qershor 2020 Në ora: 09:36

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para mediave sot për gjendjen e jashtëzakonshme, e nëse me rritjen e rasteve të të infektuarve me koronavirus, mund të diskutohet përsëri kjo çështje.

Thaçi tha se termin “gjendje e jashtëzakonshme” e ka urryer gjithmonë, e se thotë se një gjë të tillë e ka diskutuar vetëm pas propozimit të disa partive politike në vend.

“Gjendja e jashtëzakonshme, edhe si term gjithmonë e kam urryer edhe në kohën e Serbisë, ideja e partive që është drejtuar presidentit kam pasur obligim kushtetues që ta procedoj, çka mund të them unë kurrë nuk kam pasur ndonjë pretendim sa i përket asaj gjendje, vetëm synim për të implementuar vullnetin e partive dhe shëndetin. Ideja ka qenë që të kemi sa më pak viktima dhe sa më pak të infektuar”, ka thënë ai.

Image

I pari i shtetit ka shtuar se tashmë e nevojshme është vetëm respektimi i udhëzimeve të Institutit të Shëndetit.

“E kam urryer nga përvoja personale që kemi përjetuar në atë kohë masa të jashtëzakonshme deri në përmasa të gjenocidit”, ka thënë ai.

Thaçi: Kosova nuk do të vonohet në dialog me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri të ditur se Kosova është gati që të rikthehet në procesin e dialogut me Serbinë.

Në një konferencë për media, presidenti Thaçi, vendimin e qeverisë për heqjen e masave të reciprocitetit, e quajti të rëndësishëm.

“Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, e kërkon njohjen reciproke dhe përshpejtim të rrugës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Në këtë, Kosova është bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët e tjerë. Nuk kemi çka të hezitojmë, është një rrugëtim i sigurt që ne kemi shpresë dhe do të përmbyllet sipas vullnetit të qytetarëve të vendit”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se në procesin e dialogut me Serbinë duhet lëvizur sa më shpejtë, që në këtë në mënyrë, sipas tij, Kosova të bëhet pjesë e NTAO-s dhe të anëtarësohet në të gjitha mekanizmat tjerë ndërkombëtarë.

I pyetur nga gazetarët se a mund të arrihet marrëveshje me Serbinë brenda vitit, presidenti Thaçi tha se ka besim që gjërat do të lëvizin në drejtim të duhur.

“Kam besim të plotë në energjinë dhe dinamikën e SHBA-së dhe presidentin Donalad Trump dhe ambasadorit (Richard) Grenell. Ne duam dhe destinacioni ynë është i qartë, që të jemi pjesë e familjes evropiane, por ne jemi të vetëdijshëm se punën e shpejtë në këtë proces e ka udhëhequr SHBA-ja”, tha Thaçi.

Në të njëjtën kohë, Thaçi shtoi se Kosova do të punojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në fillim të këtij viti, si marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë – Beograd dhe autostradën që lidh Kosovën me Serbinë dhe gjithashtu edhe linjat hekurudhore Kosovë – Serbi.

Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u kishte vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia.

Thaçi flet për ambasadorët që i shkarkuan Kurti e Konjufca

Më 3 mars të këtij viti, ish’ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca mori vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve duke përfshirë edhe ambasadoren Vlora Çitaku.

Mirëpo, i pari i shtetit, Hashim Thaçi ende nuk e ka dekretuar këtë vendim të tash ish’ministrit të Punëve të Jashtme.

Për këtë çështje, nga ministria që udhëhiqte Konjufca patën paralajmëruar se do të drejtohen në Gjykatë Kushtetuese.

I pari i shtetit, Hashim Thaçi është pyetur sot nga mediat nëse do të bëjë dekretimin e vendimeve të ish’ministrit.

Thaçi ka thënë se me këtë çështje po merret zyra ligjore në presidencë.

“Sa i përket pyetjes së dytë, këto gjëra janë në proces, zyra ligjore do të veprojë sipas ligjit e Kushtetutës që të kemi diplomaci aktive”, ka thënë presidenti.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para mediave pas vendimit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.

Thaçi tha se tashmë është hequr çdo pretekst që ka shfrytëzuar Serbia për t’i ikur dialogut me Kosovën.

“Si president, shpreh mirënjohjen dhe jam i inkurajuar për heqjen e çdo preteksti që Serbia e ka shfrytëzuar për t’i ikur dialogut, Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog. Mbi të gjitha Kosova në këtë proces është bashkë me SHBA’në dhe të gjithë aleatët e tjerë. Nuk kemi çka të hezitojmë është një rrugëtim i sigurtë që ky rrugëtim do të përmbyllet sipas vullnetit të qytetarëve, duhet të lëvizim sa më shpejtë që të jemi pjesë e NATO’s dhe BE’së që ta konsolidojmë shtetin në rrafshin dhe ndërkombëtar. Kosova është gati, do të punojmë që të jemi sa më unik dhe të bashkuar që të plotësojmë njëri tjetrin, vetëm koordinimi garanton sukses të plotë. Ky unitet lehtëson edhe punën e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Presidenti shtoi se Kosova duhet të punojë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në këtë vit, derisa, ka përmendur zhbllokimin e fondeve të MCC’së pas heqjes së masës së reciprocitetit. 

“Kosova do të punojë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në fillim të këtij viti. Dëshiroj të potencoj që vendimet e Qeverisë u pasuan me veprimet e SHBA’së aleatit tonë kryesor, u zhbllokuan fondet e MCC’së. Në këto projekte është edhe shkollimi i shumë vajzave në Amerikë. Bursat që u patën ndalë tani do t’i marrin përsëri. Dëshiroj të potencoj se vendimet e fundit që sollën këto të arritura dëshmuan që ne nuk duhet të vonohemi, se duhet të marrim vendime strategjike, e  u dëshmua që kauzat populiste, taksa, reciprociteti dhe demarkacioni janë të rrejshme dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës, këto veprime i kushtuan Kosovës sepse humbëm 3-4 vite, u shkaktua një dëm edhe institucioneve të vendit, por edhe imazhit të vendit në rrafshin ndërkombëtar. SHBA’të do të mbesin shumë të përkushtuara që të ecim përpara, Kosova nuk duhet të ketë asnjë dilemë që të lëvizim drejtë NATO’s dhe BE’së.

Si Kosovë të gjitha të arriturat i kemi si rrjedhojë e SHBA’së. Prandaj, vetëm ruajtja e këtij partneriteti garanton një të ardhme të sigurt”, shtoi ai, derisa ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuese të BE’së e SHBA’së për dialogun.

“Si president i vendit jam të kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të BE’së e posqarësiht me ata të shtetve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Thaçi: Nuk jemi në garë përballë Serbisë, ne jemi për ta plotësuar njëri-tjetrin

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka garë mes tij dhe kryeministrit Avdullah Hotit për udhëheqjen e dialogut me Serbinë.

Thaçi ka thënë se përballë Serbisë kemi qenë gjithmonë të bashkuar.

“Ne përballë Serbisë kemi qenë gjithmonë të bashkuar. Kurdo që kemi qenë të unifikuar dhe të bashkuar si institucione, si liderë politikë, shoqëri civile, si media, kemi dalur mirë. Ne nuk jemi në garë përballë Serbisë. Ne jemi për ta plotësuar njëri-tjetrin, për t’u koordinuar me njëri-tjetrin. Për të pasur një platformë të qartë që i lëvizë gjërat përpara”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka thënë se njohja reciproke me Serbinë dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare janë synimi i dialogut, të cilit ka theksuar se i beson.

Thaçi optimist që marrëveshja Kosovë-Serbi kryhet brenda vitit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferenë për media ka folur për dialogun Kosovë- Serbi.

Thaçi tha se përballë Serbisë duhet të jemi të bashkuar gjithë spektri politik.

Ai tha se Serbia ka obligime përballë Amerikës dhe BE-së.

Thaçi shprehet optimist se do të arrihet një marrëveshje në këtë vit.

Ai kërkoj nga BE-ja të unifikojnë qëndrimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

***

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot mban konferencë për media. 

***

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të mbajë sot konferencë për media.

Konferenca pritet të nis në ora 11:00 në hyrje të Presidencës.

Në njoftimin për media nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat